Moti shkatërron prodhimet/ Në Korçë kushtet atmosferike të ditëve të fundit shkaktuan probleme

Temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar ditët e fundit, por edhe stuhitë e shiut dhe të breshërit kanë shkaktuar problematika tek frutikultura në Korçë. Fermerët dhe specialistët atje janë shprehur se dëmet janë të mëdha, ndërsa thonë se ndihma e shtetit në vazhdimësi për dëmshpërblimet ka munguar.

Ulja e ndjeshme e temperaturave disa ditë më parë preku ndjeshëm frutikulturën në zonën e Korçës.

Drufrutorët si qershia, dardha, molla , pjeshka, kajsia, dhe arra u prekën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme .

Sami Bakollari është një fermer i fshatit Kamenicë i cili ka rreth 5 dynym fruta të marra me qera dhe sipas tij ngricat kanë shkaktuar probleme.

"Po shkoi -4 gradë çdo gjë prishet.

Nga verifikimet që po bëjmë në terren ka dëmtime të mëdha sidomos në pemë si pjeshkë, kumbull, qershi. Ka dëmtuar jashtëzakonisht," thonë ata.

Jorgo Braholli është një biznesmen i përpuninit të frutave prej vitit 2000.

Mungesa e interesit  të të  rinjëve me të ardhurat e pakta që ofrohen thotë Braholli bën që përkushtimi ndaj pemtarisë të jetë i paktë.

"Njerëzit po largohen dhe kur largohen të rinjtë, këtë nuk e bën dot plaku. Duhen të rinj që të punojnë tokën. Por të rinjtë këtu nuk po vlerësohen sepse rrogat janë minimale dhe detyrohen të ikin në emigracion. Këto fruta edhe po të mos na i prekë Zoti, ne nuk do ti bëjmë dot shërbimet siç duhet," tha fermeri.

Shteti sipas Brahollit, qeveria duhet të bëjë një reformë të thellë në bujqësi .

"Duhet një reformë e thellë në bujqëi, që nga zmadhimi i ngastrave, mbulimi, vaditja e plehrimi," tha asi.

Fermerët janë ende duke mbajtur sytë nga qielli pasi dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore mund ti lënë pa të ardhura për familjet e tyre.