Projekt-vendimi i KLP-së për të rikthyer Besnik Canin, reagon ONM: Po përcillet pasiguri ligjore

Vëzhguesit ndërkombëtar që monitorojnë reformën në drejtësi, janë shprehur të shqetësuar për një projekt vendim që po diskutohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për rikthimin në detyrë të Ish-prokurorit Besnik cani. ONM shprehet se GJykata e Strazburgut ka vendosur se vendimi për shkarkimin e Canit nuk mund të prishet pa një process gjyqësor, ndërsa i kujton Këshillit të Prokurorisë që të respektojën paavrësinë e organeve të Vettingut.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reaguar kundër një projekt-vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili synin kthimin në sistemin e drejtësië të ish-prokurorit Besnik Cani.

Gjatë mbledhjes së të enjtes së kaluar KLP interpretoj një vendim të Gjykatës së Strazburgut ku sipas këshillit Gjykata ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra të Canit, dhe se në fuqi duhet të jetë vendimi i KPK I cili e rikonfirmoj në detyrë atë.

Por në një deklaraë publike vëzhguesit ndërkonmbëtarë shprehen se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e refuzoi shprehimisht kërkesën e Canit për rikthimin e tij të menjëhershëm në postin e mëparshëm.

Pavarësisht se vendimi për kthimin e Canit në sistem nuk u mor të enjten për shkak të qëndrimit të Avokatit të shtetit që që i kujtonte KLP-së detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Operacioni ndërkombëtar i monitorimit thekson se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi deri sa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar.

Tanimë do të jetë në dorën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nëse do të marrin parasysh interpretimin e tyre të vendimit të gjykatës së strazburgut për ta kthyer Canin në detyrë, apo do të ndjekin rekomandimet që çështja Cani të rihapet dhe shqyrtohet nga një gjykatë kompetente.

Ish-prokurori Besnik Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 27 shkurt 2020, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KPA arsyetoj aso kohe në vendimin se Cani kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia si dhe kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.