Veliaj gënjen banorët në Tiranë: Na thanë të heqim makinat se do të shtronin rrugën, por nuk erdhën
Në muajin shkurt banorët e kësaj lagjeje u njoftuan që duhet ti largonin të gjitha makinat pasi në këtë zonë do të kryeshin punime për asfaltimin e rrugës.
Që prej datës 19 shkurt e gjithë lagjia "Sul Alla" ishte mbushur me të tilla njoftime. Por çfarë ka ndodhur që prej datës 20 shkurt e deri më tani?
Punonjësit e bashkisë për të treguar që po punojnë shkuan në zonë dhe filluan gërryerjen e rrugës për të mos u dukur më.
"Erdhën nja dy ditë dhe kështu i lanë prap," tha një banore.
Që prej asaj dite në këtë segment rrugor është shumë e vështirë për të kaluar për shkak të baltës së madhe.
Banorët thonë se Veliaj i gënjeu ndërsa kërkoi nga ai të mbajnë premtimin e dhënë.
"Ka vite që nuk është marrë njeri me atë punë. Premtime boshe sa të duash, por në realitet asgjë. Opinioni im është mjerë kush jeton në Shqipëri. E them me bindje të plotë. Këta janë veç për të plaçkitur për vete. Mjerë populli i thjeshtë," tha ajo.
"Kemi biseduar dhe në mbledhje por se çfarë do bëjnë se dimë. Ka 10 vite kjo kështu," tha një banor tjetër.
Në këtë lagje gropat janë kthyer në pellgje me ujë ku mbytesh në baltë.
Edhe kalimi me automjete është i vështirë për shkak të amortizimit.
Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj i gënjen banoprët e kësaj lagjeje, pasi dhe më herët u ka premtuar por duket se i ka lënë ato jashtë vëmendjes duke i lënë si në mesjetë edhe pse jetojnë shumë pranë kryeqytetit.
