E shtuna kthen në Vlorë FNSH-në, kontrolle me policinë vendore
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 1 Prill 2023, 21:48
Fundjava riktheu kontrollet e FNSH dhe policisë vendore në qytetin bregdetar të Vlorës.
Patrullat e vendosura në hyrje të qytetit po kryejnë kontrolle për automjetet me xhama të zinj apo mjete luksoze që futen në qytetin e Vlorës.
Kontrollet janë edhe për armë zjarri dhe persona të shpallur në kërkim.
Pamjet tregojnë efektivët e FNSH që po kontrollojnë një automjet që dyshohet se mund të ketë sende te paligjshme.
