Aksident në aksin Pogradec-Lin, 6 të plagosur, dy në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në aksin nacional Pogradec - Lin, në afërsi të Pojskës.
Paraprakisht nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur 6 persona, dy në gjendje të rëndë.
Përplasja ka ndodhur mes një mjeti tip xhip me një furgon mallrash.
Mësohet se të dëmtuarit nga mjeti xhip po transportohen në spitalin e Pogradecit.
Ka dhe dëme të shumta materiale nga përplasja.
Të plagosur kanë mbetur:
Rudolf Hysenllari
Kristi Bice
Fatmir Muhaj
Nafize Hatroçi
Mynyr Hatroçi
Klodiana Hatroç
Burime për Ora News bëjnë me dije se mjeti tip "Opel" dhe mjeti tip "Toyota" kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës.
Ndërkohë që mjeti furgon "Benz" po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit. Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera, kjo edhe për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë, cka ka sjellë spostimin e furgonit në krahun tjetër të rrugës.
Spostim ky që ka shkatuar edhe goditjen e dy mjeteve që vinin nga Pogradeci.
"Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip "Benz", me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin M. P.
Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore," njoftoi policia.
Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip. Aksi
Pogradec - Lin në është tepër problematik në kohë rreshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

