Aksidenti i rëndë në Lin-Pogradec, një nga të plagosurit niset me helikopter drejt Tiranës

Një nga 6 të plagosurit në aksin nacional Pogradec-Lin gjatë pasdites së sotme është nisur drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të Pojskës, ku tre automjete u përplasën mes tyre duke lënë të plagosur 6 persona.

Të plagosur kanë mbetur:

-Rudolf Hysenllari
-Kristi Bice
-Fatmir Muhaj
-Nafize Hatroçi
-Mynyr Hatroçi
-Klodiana Hatroçi

Burime për Ora News bëjnë me dije se mjeti tip "Opel" dhe mjeti tip "Toyota" kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës.

Ndërkohë që mjeti furgon "Benz" po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit. Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera, kjo edhe për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë, cka ka sjellë spostimin e furgonit në krahun tjetër të rrugës.

Spostim ky që ka shkatuar edhe goditjen e dy mjeteve që vinin nga Pogradeci.

"Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip "Benz", me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore," njoftoi policia.

Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.

Aksi Pogradec-Lin në është tepër problematik në kohë rreshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.