Parashikimi i motit për muajin Prill, nis me temperatura të ulëta por mbyllet me diell dhe vlera të larta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2023, 14:53
Jemi zyrtarisht në muajin Prill.
Meterologu Hakil Pano në një lidhje të drejtpërdrjetë për Ora Neës tregoi se muaji prill do të nisë me temperatura të ulëta e mot të vranët.
15 ditëshi i parë i muajit pritet të kemi herë pas here reshje shiu e dëbore në zonat malore verilindore. Temperaturat do të zbresin deri në 0 gradë celcius, me temperatura 5 gradë nën normalen.
15 ditëshi i dytë do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave mbi normalen dhe ditë me diell.