Aksident i katërfishtë në afërsi të Sukthit, bllokohet për disa kilometra trafiku

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Sukthit.

Mësohet se një mjet ka frenuar dhe 3 mjetet e tjera janë përplasur pas tij

Nga njoftime të deritanishme ka pasur vetëm dëmtime në mjete e përplasura dhe jo të lënduar në njerëz.

Ndërkohë aksidenti është bërë shkak që të bllokohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, ku radha e makinave ka shkuar në rreth 3 km.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë si dhe disiplinimin e trafikut.