Aksidenti me 2 të plagosur dhe 1 të vdekur në Durrës, momenti kur të plagosurit nxirren nga makina

Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në zonënë e Plepave në Durrës ka lënë të plagosur 2 persona dhe një të vdekur. 

Ka ndërruar jetë në spital shtetësish Flutra Bajrami 43 vjeçe, e cila mbeti  e plagosur në orët e para të ditës në lagjen nr. 13 te qytetit.

Ora News ka siguruar pamjet gjatë nxjerrjes së të plagosurve nga makina.

"Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve." - njoftoi policia.