Përfitoi 147 mln dollarë përmes mashtrimit, ekstradimi i shtetasit kines rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuza e kryeqytetit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për shtetasin nga Kina Liangbin Chen për të cilën dy shkallët e gjyqsorit vendosën ekstradimin drejt vendit të lindjes.

Prokuroria në dokumente shprehet kundër kërkesës së tij për të marrë azil në vendin tonë.

33-vjeçari kërkohet nga vendi i tij, për veprën penale të mashtrimit kompjuterik, për të cilën është caktuar masë arresti me burg.

Ndërsa në Shqipëri ai është në arrest në shtëpi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Shkak për këtë lehtësi mësohet se janë problemet e tij shëndetësore.

Ndjekja e çështjes në hallka të ndryshme të gjyqësorit, me pretendimet e palëve, ka lënë peng procedurën e ekstradimit. 33 vjecari Liangbin Chen apelon për dhënien e azilit politik me pretendimin se në vendin e tij i rrezikohet jeta. Ai përmes avokatit por edhe në deklartimet në polici dhe në gjykata  është shprehur se mund të përndiqet dhe persekutohet nga regjimi.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar Apelit në Tiranë vendosi për ekstradimin e Liangbin Chen që kërkohet nga autoritetet kineze për mashtrim dhe vjedhje të 140 mln eurove.

Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaportë kamboxhiane.

Arrestimi i tij u bë në aerportin e Rinasit më 11 korrik të vitit të kalur gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore, në fluturimin Londër-Tiranë.