Tiranë, automjeti merr flakë në garazh, asfiksohet 73-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2023, 14:20
Një zjarr ka shpërthyer në automjetin e parkuar në një garazh në rrugën "Ndre Mjeda", në Tiranë.
Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 26.03.2023, në rrugën "Ndre Mjeda", në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B. Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
