Fotografi që rrëfejnë Shqipërinë: 7 mijë e 500 fotografi në muzeun virtual fototeka.al
Rreth 7 mijë e 500 fotografi që rrëfejnë Shqipërinë e mbi 1 shekulli.
Kjo është fototeka, muzeu virtual ku imazhet shpalosin historinë e vendit tonë nga fundshekulli XIX deri në mesin e shekullit XX.
Pjesa më e madhe e fotografive publikohen për herë të parë.
"Lënda është e pasur, hedh dritë mbi mënyrën e jetesës nsë njerëzve që kanë jetuar këtu mbi zakonet, historiknë fatkeqësitë për të dalë në fotografitë e kërkimeve që fillojnë nga Lufta e Parë Botërore deri në periudhën e regjimit totalitar," tha Shima.
Rubens Shima, kurator i Fototekës tregon se imazhet janë të ndara në 7 periudha. Nisin me periudhën para pavarësisë e përfundojnë me atë të regjimit totalitar.
"Për të pasionuarit e historisë lënda është e ndarë në 7 periudha kryesor nga Pavarësia tek monarkia e pushimi fashist," tha ai.
Deri më tani në këtë muze virtual është pasqyruar puna e 12 fotografëve, shqiptarë e të huaj.
"Fotografë të spikatur, disa prezantohen për herë të parë tek publiku si Petro Dhimitri, Vani Bude etj," tha ai.
Nga ideja deri në realizimin e plot të fototekës është dashur një dekadë. Në vijim muzeu virtual do të pasurohet me të tjera fotografi që mund të soditen falas nga ata që duan të zbulojnë më tepër për Shqipërinë e viteve të shkuara.