Sherri mes policëve të Shqiponjave, Vocaj pezullon 3 efektivët

Hamit Sallaku së bashku me dy djemt të tij Denis dhe Mariglen Sallaku të tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pasi një natë më parë janë përfshirë në një konflikt me punonjësit e policisë së repartit Shqiponja. Shkak dyshohet të ketë qënë gjëndja e dehur e nje prej djemve cka ka nxitur konfliktin në fjalë

Drejtori i policisë së Trianës Tonin Vocaj ka pezulluar 3 punonjës policie të komisariatit 1, 2 dhe 3. Shkak është bërë përfshirja në një konflikt me kolegët e tyre të forcave Shqiponja.

Sipas policisë Hamit Sallaku i cili është ndihmës specialist në komisariatin Nr 1 së bashku më dy djemtë e tij me Denis Sallaku punonjës policie në komisariatin 3 dhe Mariglen Sallaku punonjës policie në komisariatin Nr 2 janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Dyshohet se njëri prej djemve të Hamitit ka debatuar me të teksa mësohet se ka qënë në gjëndje të dehur. Kanë qenë kolegët që kanë konstatuar debatin duke tentuar të ndërhyjnë, por ka sjellë përshkallëzimin e debatit.

Përveç pezullimit agjesia e mbikqyrjës policore ka nisur hetimet edhe për veprimet nëse ndërhyrja ka qënë në kopetencat policore.

Vetëm në muajin shkurt agjensia e mbikqyrjes policore ka referuar në prokurori 17 punonjës të policisë së shtetit.

Nga këto 1 punonjës është arrestuar në flagrancë, 9 të tjerë janë lënë më masën arrest në burg, 4 arrest shtëpie e ndërsa 3 të tjerë pezullim i ushtrimit të detyrës.