Jo mjeteve të rënda! Në Mamurras banorët e lagjes “Demokracia” në protestë prej 12 ditësh

Është java e dytë që në Mamurras banorët protestojnë kundër qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në lagjen e tyre.

Prej 12 ditësh mbajnë të bllokuar lëvizjen e kamionëve, duke qëndruar në rrugë përgjatë 24 oreve.

Thonë se qarkullimi i këtyre mjeteve po u dëmton rrugën po ashtu u rrezikon jetën e fëmijëve.

"Vetëm nëse nuk do të dalim nga shtëpia, nuk rrihet këtu. Të vijë ta provojë kush të dojë e të kalojnë kamionat ta provojë se si mund të rrihet në oborrin tim nga pluhuri e llaçi.

Presione kemi nga më të ndryshmet, vjen policia disa herë e nëndrejtori i prefekturës së policisë dhe na thotë se do tju futsim në butë.

Rruga është shumë e ngushtë dhe nga kamionat e vibrimet janë dëmtuar dhe banesa," thonë ata.

Protestës u është bashkuar edhe ambientalisti Sazan Guri.

"Nuk i ndahem kësaj çështje sepse si puna e këtyre janë pafudn në Shqipëri. Në Dibër, Valbonë, Osum që qeveria shqiptare i konsideron si mushkonja e do ti shtypë," tha ai.

Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga 13 kompani ndërtimi që marrim inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.

Bashkia e Kurbinit kishte premtuar gjetjen e një rrugëkalimi tjetër për mjetet e tonazhit të rëndë, por premtimi nuk u mbajt.

Ndaj banorët janë detyruar të vendosin barriera dhe të qëndrojnë në rrugë përgjatë 24 oreve për të ndaluar lëvizjen e kamionëve.

Jo mjeteve të rënda! Në Mamurras banorët e lagjes