Albin Kurti sot në Tiranë, takime me krerët e shtetit. Në fokus marrëveshja e Ohrit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur të zgjerojë konsultat sa i përket marrëveshjes me Serbinë të propozuar në Ohër.
Paktin franko gjerman dhe me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, qëndrimin e Vuçiçit dhe të politikës në Prishtinë e diskutoi së pari në Tiranë me presidentin Bajram Begaj.
Pas rreth 30 minutash takim, në këmbë u nis drejt kryesisë së Kuvendit aty ku u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e prej aty pak metër më tutje në vilën 31 u takua me kryeministrin Edi Rama.
Pavarësisht se më herët me të kanë shkëmbyer mendime të kundërta, por duket se me marrëveshjen e ndërkombëtarëve kanë gjetur gjuhën e përbashkët jashtë takimeve të Kurtit, i cili ka marrë konsensusin e palëve në Shqipëri.
Pas bisedës me kreun e mazhorancës ai do të zhvillojë dhe një takim në selinë e Partisë së Lirisë ilir Meta.
