Plumba banesës së punonjësit të OSHEE-së në Lundër, dyshohet për probleme me pronën

Të shtëna me armë zjarri ka patur gjatë natës në katin e tretë të një banese në Lundër.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese në pronësi të Dorjan Ballës, punonjës i OSHEE-së.

Shkak dyshohet të jenë problemet me pronën.

Nga të shtënat nuk pati të lënduar, pasi familja jetonte në katin e parë dhe të dytë të banesës.

Policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.