Vrau ish-bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm Elton Metaj
Gjykata e Fierit ka dënuar me burg përjetë Elton Metaj, alias Elton Bengaj, për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengajt, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të dhunës në familje. Ngjarja ndodhi në banesën e prindërve të saj, teksa ajo ishte duke ngrënë darkë.
18 muaj pas ngjarjes makabre në fshatin Zhupan të Fierit, gjykata ka dënuar me burg përjetë Elton Metaj, alias Elton Bengaj, si autor I vrasjes së ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçares, Sabrina Bengaj.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit 2021, ku Elton Metaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-gruas me një kallashnikov në dorë duke hapur zjarr mbi 23-vjeçaren që ishte duke ngrënë darkë.
Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj kishin kurorëzuiar lidhjen e tyre në 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre.
Por për shkak të dhunës në familje bashkëjetesa e tyre u ndërprerë në vitin 2020. Sabrina Bengaj u zhvendos bashkë me vajzën në shtëpinë e prindërve, por edhe këtu Metaj nuk I ka lënë ët qetë.
1 vit para vrasjes makabre, ai ka kërcënuar me armë Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19 shtator 2020. Një muaj më pas, Gjykata e Fierit ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për Sabrinën me efekt shtirje deri më 14.10.2021.
Por ende pa u plotësuar ky afat, Elton Metaj ka shkuar serish në banesën e prindërve të Sabrinës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Pas kërkesës së 23-vjeaçres për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten.

