PD: Të hënën duhet të zhvillohet seanca për hallet e qytetarëve! PS justifikohet

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar që të zhvillohet të hënën e ardhshme seanca plenare për të diskutuar hallet e qytetarëve.

Nga ana e saj Zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka treguar cila është arsyeja pse nuk është zhvilluar.

Debati

Ina Zhupa: Të vendoset që e hëna tjetër meqë s’na keni lejuar të flasim për qytetarët, të hënën tjetër të diskutohet për çështjet e zgjedhësve pasi duhet të ishte zhvilluar këtë të hënë që kaloi. Edhe kolegët socialistë mund të kenë ndonjë hall qytetarësh.

Ermonela Felaj: Kërkesa juaj lidhet me mosmbajtjen e seancës ditën e hënë. Kolegët deputetë janë njoftuar që s’do mbahej seanca e së hënës. Ka pasur mungesë të kolegëve se kanë qenë në aktivitete jashtë vendit. Kërkesa e dytë për një seancë nuk është procedurë. Shqetësimi ka qenë i drejtë dhe s’ka pasur asnjë arsye që nuk dihej nga kolegët deputetë.