E rëndë në Konispol, fëmija 4 vjeç mbytet në liqen

E rëndë në Konispol, fëmija 4 vjeç mbytet në
Liqeni i Mursisë, Konispol

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në liqenin e Mursisë, Konispol.

Një fëmijë vetëm 4 vjeç, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në liqen.

familjaret merrem me bletë, i kane afër liqenit, dhe prindërit duke punuar u ka ikur fëmija dhe është gjetur i mbytur.

“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.