Saimir Tahiri “del” nga burgu, merr leje 48 orë për të marrë pjesë në varrimin e babait
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 14:44
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burgim ka mundur të marrë një lejë 48 orëshe për të qenë pjesëmarrës në varrimin e babait të tij, Bashkim Tahiri.
Vendimi për miratimin e lejes është marrë nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes, të cilët pasi shqyrtuan kërkesën e depozituar nga avokatët mbrojtës, vendosën ta miratojnë atë duke i dhënë të drejtë Tahirit vetëm 48 orë për të qëndruar pranë familjes së tij në Tiranë.
Gjatë kësaj periudhe, Tahiri do qëndrojë nën shoqërinë e efektivëve të policisë së burgjeve, të cilët do garantojnë sigurinë e tij.
