E gjeti në kosh mbeturinash dhe tentoi ta hapë, 44-vjeçari plagoset nga një fundore e vjetër predhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 16:32
Një 44-vjeçar në Durrës është plagosur aksidentalisht pasditen e sotme.
Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.
44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

