Lagjja si fshat në Lezhë/ Mungojnë investimit në bllokun e banimit pranë Malit të Shelbuemit

Mungesa e investimeve në Lezhë po vihet re jo vetëm në zonat rurale, por edhe në lagjet periferike të qytetit. Në lagjen “Gurra” banorët ankohen se janë lënë në harresë nga institucionet, ndërsa thonë se rruga e tyre është pothuaje e pakalueshme. Banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale nëse nuk merren masa.

Nuk janë pamjet e ndonjë fshati, por të bllokut të banimit ngjitur me malin e Shelbuemit në lagjen "Gurra" të qytetit të Lezhës.

Pa rrugë, ndriçim dhe probleme me furnizimin me energji elektrike.Kjo është situata në këtë bllok banimi që ndodhet 2 km larg qendres së qytetit dhe është populluar gjatë viteve të demokracise.

Janë taksapagues të rregull, por shërbim nuk marrin. Mungesa e investimeve ju ka vështiresuat jetesen banoreve të cilët thonë, se janë detyryar të ndërhynë vete që rruga të bëhet e kalueshme.

“Rruga më për dreq nuk bëhet. Ja shihet vetë, nuk ka nevojë për koment. Këtë këtu që e kemi bërë me shpenzimet tona. 30 vite kemi që paguajmë taksat për gjelbërim. Por që nga viti 1993 nuk pyet njeri a jemi gjallë apo jo. Për vota vijnë këtu, na rrejnë dhe ikin”, u shpreh një banor.

“Ne ia kemi paguar kuotat që i takojnë sipas ligjit shtetit”, u shpreh një tjetër.

Banoret kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të majit, pasi premtimet për ndërhyrje kanë rezultuar në vazhdëmësi gënjeshtra.

“Asnjëherë nuk e kanë bërë, veteëm me gënjeshtra. Votën kësaj radhe nuk do t’ia japim askujt. As drita nuk ka të rregullta, pasi as frigoriferin nuk e ngarkojnë dot pa stabilizator energjie”, theksuan banorët.

Në shumë zona të qytetit të Lezhës ka probleme me infrastrukturen dhe nuk do të ketë ndërhyrje pa realizuar projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që pritet të nisë së shpejti.