Tragjike/ Makina përplaset me murin, humb jetën 25 vjeçari shqiptar në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 15:23
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobislistik në Greqi mbrëmjene djeshme.
Kampioni i atletikës Denis Gjura, sportist në ekipin Esperos që prej vitit 2004, dhe fitues i viteve të fundit në Run Greece Patras, humbi jetën pasi makina me të cilën po lëviste u përplas.
Aksidenti fatal ka ndodhur në orën 10.30 të së mërkurës mbrëma, kur mjeti i drejtuar nga 25-vjeçari, i cili po lëvizte në drejtim të Tabakhanës, ka humbur kontrollin në lartësinë e ujësjellësit antik dhe ka goditur murin ndarës.
Për pasojë, nga forca e përplasjes ka humbur jetën i riu. Për nxjerrjen e tij nga mjeti është dashur një ekip zjarrfikës.
