Vrasësi i Behar Sofisë, përgatitje për një tjetër ekzekutim, Ernjet Shyti: Do të vrisja për 500 mijë €

I akuzuari Ernjet Shyti që dyshohet për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, tashmë I penduar I drejtësisë ka dëshmuar në gjykatë se do të ekzekutonte edhe një tjeter person kësah here në Gjermani. Në dëshminë para gjykatës, i arrestuari ka thënë se do të paguhej 500 mijë euro nga një person me nofkën Bajlozi, të cilin nuk e njeh personalisht.

Ernjet Shyti i arrestuar si autor i vrasjes së Behar Sofisë në 21 shkurt të vitit 2021 së fundmi i penduar i drejtësisë dëshmoi në sallën e gjyqit në lidhje me porosi të tjera që kishte marrë për të kryer atentate.

Sipas tij të njëjtët persona që e kanë paguar për të eleminuar Behar Sofinë, i kanë treguar folur për një tjetër vrasje, kësaj radhe në shtetin gjerman.

Shyti është shprehur se personi që do të ekzekutohej është një 34 vjecar që shtëpinë e kishtë në cep të rrugës për të cilën emrin nuk e bëri publik.

Porositësit i kanë pohuar se paratë do t'i merrte nga "Bajlozi", të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte. Për eleminim e tij Shyti ka thënë se do të merrtë një shumë prej 500 mijë euro. Gjatë senancës në gjykatën e posacme Ernjet Shyti nuk tregoi detaje të tjera për ekzekutimn që do të kryhej.

Të arrestuar për vrasjën e Behar Sofisë janë përveç bashkëpunëtorit të drejtësisë, edhe shtetasit Skënder Vathi, Leonar Xhixha, dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç.

Biznesmeni Behar Sofia u ekzekutua sapo doli nga banesa e tij në qëndër të Tiranës pasi ishte ndjekur e mbajtur në vëzhgim nga autorët e ngjarjes.