Kukësi “sheh” nga Europa, Redon Dragoshi tregon “sekretet” e trajnerit Hallaçi: Mbrojtje e fortë dhe patate Kukësi
Kukësi i është larguar fundit të klasifikimit dhe tani sheh nga zona europiane.
Nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, ekipi i Kukësit njeh vetëm rezultate sportive dhe me këtë formë pjesëmarrja në kompeticionet europiane nuk është një mision i pamundur.
Për të folur për ecurinë e Kukësit, në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, ishte i ftuar futbollisti i Kukësit, Redon Dragoshi.
Ngjitja në klasifikimi – “Që kur erdhi trajneri Hallaçi në pankinë, ndryshoi stilin e lojës. Po luajmë me katër mbrojtës dhe çelësi i suksesit është pikërisht aty, kemi pësuar më pak gola. Na ka munguar kjo lloj disipline”.
Vendlindja – “Kam lindur në Tiranë dhe këtu jam rritur, por zemrën e kam në Kukës, kuksianët njihen për mikëpritsa”.
Dieta Hallaçi? – “Patate kukësi”, tha mes të qeshurave Redon Dragoshi.
