Raphinha bëhet sërish hero për Barcelonën, katalanasit “bëjnë ligjin” edhe në “San Mames” (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2023, 23:01

Barcelona nuk ka pçse të shqetësohet sepse nuk nuk është Lewandowski, skuadrën e Xavit e nxjerr nga telashet sulmuesi brazilian i blerë nga Leeds United, Raphinha.
E nisi sezonin me “frenat e ngritura” por lojtari amerikano-jugor po rezulton përherë e më shumë vendimtar duke i dhuruar një 3-pikësh tjetër shumë të rëndësishëm Barcelonës.
Sulmuesi blaugrana shënoi në fundin e pjesës së parë kundër Athletic Bilbao për të ruajtur traditën e fitoreve 1-0 të Barcelonës këtë sezon pasi të tilla ka regjistruar me shumicë.
Suksesi në qytetin bask e ruan të paprekur diferencën në 9 pikë me Realin e Madridit një javë përpara El Clasico-s që 19 marsit që do të luhet në “Camp Nou” dhe do të vendosë shumë për fatet e titullit kampion këtë sezon.
