Paguan lojtarin e gabuar, Flamengo i kërkon të kthejë paratë
Klubi më popullor i Brazilit, Flemengo, ka bërë një derdhje parash të gabuar në adresë të një njeriu që nuk kishte asnjë lidhje me 340 mijë eurot e transferuara në emër të tij. Gjithçka nis nga shitja e Joao Gomes te Wolverhampton për 18 milionë euro.
Mesfushori i talentuar nisi një aventurë të re në Premier League por sipas kontratës, në rast shitjeje ai duhej të përfitonte shumën në fjalë që Flamengo ia kaloi por e bëri gabimisht edhe pse në parim klubi mund të justifikohet.
Paratë shkuan për Joao Gomes por për bëhet fjalë për një person tjetër. Rastësi ose jo por ai është një basketbollist 19-vjeçar i cili ka luajtur edhe për Flamengon.
Basketbollisti ishte i pari që njoftoi klubin kuqezi për gabimin e bërë duke pranuar të kthente mbrapsht shumën. Çështje e mbyllur.
