"Dora e shpresës" për gratë/ KMSH, panair në ndihmë të "viktimave" të dhunës në familje

Pasi mësuan që paratë e mbledhura nga shitja e këtyre ëmbësirave do të shkojnë për gratë e dhunuara nga burrat, nuk nguruan të blejnë më shumë.

Këto zonja të ardhura nga Gjermania gjendën rastësisht në panairin e bamirësisë organizuar nga zyra e grave në Komunitetin Mysliman.

Përpos dëshirës për të kontribuar dhanë edhe mesazhe që gratë të bëhen më të forta e të mos bëhen pre e dhunës.

"Të bëhen më të forta, të largohen nga dhuna.Të protestojnë dhe ta denoncojnë atë, të mos rrinë në këmbët e attyre burrave vulgarë që i shtypin, i shfrytëzojnë dhe i trajtojnë keq."

Fama Karaj, në rolin e organizatores tha se synimi është tu japë pak shpresë grave kryefamiljare.

"Kemi organizuar këtë panair bamirësie për tu ardhur në ndihmë grave kryefamiljare, me fëmijë jetimë, grave të dhunuara, grave të divorcuara. Të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve ushqimore do tu kalojnë këtyre grave."

Ndërsa myftiu, Lauren Luli, tha se ky panair ka qëlim të jap mesazhe sensibilizimi.

"Ky panair i sotëm të jetë një mesazh i fortë sensibilizimi."