Ten Hag flet për herë të parë për vendimin e përjashtimit të Ronaldos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 13:36
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag flet për herë të parë në lidhje me vendimin që ka marrë për të larguar Cristiano Ronaldon.
Tekniku holandez shfaqet i bindur duke lënë të kuptohet se lëvizja e tij ishte e duhura dhe zgjidhi shumë situata.
"Kisha arsye të forta, kjo është e dukshme. Isha i bindur se do të kishte pasoja dhe reagime shumë negative madje por kjo është normale në futboll.
Nuk jam aspak i shqetësuar dhe e bëj gjumin të qetë. I qëndroj deri në fund qëndrimit tim. Vendimin e mora në respekt të klubit dhe skuadrës".
