Meta: Sakrifica e familjes Jashari është themeli i lirisë të Kosovës, lavdi të përjetshme Adem Jasharit
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta ka përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së familjes Jashari nga forcat e Millosheviçit.
Meta shkruan se sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës dhe se do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës
Meta: Para 25 vitesh forcat e Millosheviçit rrethuan familjen Jashari. Ata qëndruan siç di të qëndrojë shqiptari. Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.
Në atë kohë, ne, Shqipëria, ishim të gjithë me zemër e me vepra në mbështetje të Kosovës. Shpejt do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës. Lavdi të përjetshme Adem Jasharit dhe heronjve të Kosovës!
