Mavrova e dyerve të kyçyra/ Fshati i Vlorës po braktiset, shkak rruga dhe mungesa e investimeve

Mavrova, një fshat afër Vlorës po braktiset dita ditës. Banorët e mbetur thonë se shkak i largimeve masive është mungesa e investimeve

Në Mavorvë shumicës së shtëpive ju është vënë dryni.

E kyçur qëndron prej vitesh edhe shkolla.

Në oborrin që dikur mbushej me fëmijë sot qëndrojnë kafshët.

Rrugët thuajse janë bosh.

Fshati afër Vlorës po braktiset dita ditës.

Shkak i largimeve është mungesa e investimeve.

Ata që kanë mbetur thonë se shqetësim kryesor kanë rrugën.

"Kanë 46 vjet që jetoj në këtë fshat. Problemin më të madhe e kemi për rrugën," tha një banore.

Janë vetëm 3 kilometra por askush nuk ka vënë dorë.

"Asnjëri ska vënë dorë. Vijnë vetëm për vota," tha ajo.

Thonë se ndihen të harruar dhe zhgënjyer nga ata që i kanë votuar.

"Ka pas largime. Ka qënë fhsta i madh dhe kanë ikur. Më shumë nga rruga kanë ikur.

Ikin se nuk kanë çfarë të bëjnë. Do të shkojnë në punë po me çafrë të shkojnë," thanë ata.

Si Mavrova, janë edhe shumë fshatra në Vlorë banorët e të cilëve po detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve minimale të jetesës.