Ditë zie për viktimat në Greqi, Ministria e Jashtme konfirmon 6 viktima nga Shqipëria

Ka shkuar në 6 numri i shqiptarëve që humbën jetën si pasojë e përplasjes së trenave në Larisa të Greqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e jashtme e Shqipërisë ku shprehet se bëhet fjalë për Klaudia Laton, Ifigjenia Mickan, Erieta Molkon, Ioanis Xhiollasin, Denis Ruçin dhe Pavlin Bozon.

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën deri tani të paktën 57 personave,  ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit.

Për ngjarjen ka dhënë dorëheqjen ministri i transportit të Greqisë, teksa hetimet vazhdojnë mbi personin që lejoi udhëtimin ballë përballë të trenit të pasagjerëve dhe atij të mallrave

Po ashtu kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për ngjarjen tragjika por nuk kanë munguar as protestat e ashpra.

Edhe në Shqipëri me vendim qeverie dita e dielë është shpallur zi kombëtare, ku flamuri është ulur në gjysmë shtizë në nderim të viktimave të aksidentit të rëndë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në një postim në Facebook shprehu ngushëllimet për jetët e humbura e sidomos për viktimat shqiptare.

"Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.

Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!

Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:

Klaudia Lato
Ifigjenia Micka
Erieta Molko
Ioanis Xhiollas
Denis Ruçi
Pavlin Bozo