Tritol zyrave të OSHEE në Vaun e Dejës

Një shpërthim ka ndodhur jashtë zyrave të OSHEE, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, rreth orës 01:40.

Një sasi tritoli është vendosur jashtë zyrave teksa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Janë dëmtuar dy makina të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.