Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 10:17
Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd tre automjete u përfshinë në një aksident dhe u dëmtuan pjesërisht.
Për pasojë një person i cili ishte drejtues i njërit prej këtyre automjeteve ka mbetur i plagosur.
Burime jozyrtare bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 në Labinot Fushë dhe njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve.