Pas vdekjes së 52-vjeçarit te Trauma, policia e Kuçovës njofton ndalimin e të riut që e dhunoi për pulat

Pas vdekjes në spitalin e Traumës të 52-vjeçarit Lefter Brisku,  policia e Kuçovës njoftoi se ka ndaluar 22-vjeçarin Bjorsi Shushari, i cili e dhunoi rëndë pasi e kapi në banesë duke i vjedhur pulat.

"Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, shtetasi L.B, i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, shtetasi B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan. Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar shtetasi L.B, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023" njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".