Aksident në Rrugën e Arbrit, Audi përplaset me zetorin tek ura e Drinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2023, 18:57
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Gjoricë të Bulqizës.
Një automjet veturë është përplasur me një mjet tip Agregat në vendin e quajtur ura e Drinit, pjesë e rrugës së Arbrit.
Dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë
Në vendin e quajtur "Ura e Drinit" në Gjoricë, automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D. M., është përplasur me automjetin bujqësor tip 'Zetor', me drejtues shtetasin F.D.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë dy drejtuesit e automjeteve. Pas ndihmës së parë mjekësore dy drejtuesit kanë dalë nga spitali.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

