Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, njëra me targa maqedonase
Nga Ersid Karaj Përditësimi i fundit 4 Mars 2023, 19:43
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.
Dy automjete, njëri me targa maqedonase, janë përplasur me njëra-tjetrën.
"Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, automjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, ështe përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut" njoftoi policia.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Fiat", shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
