Tragjedia në Greqi/ "Zgjohet" Ministria e Jashtme: 4 prej viktimave, me origjinë shqiptare. Pritet ADN-ja për një tjetër

Kur kanë kaluar shumë ditë nga përplasja tragjike e dy trenave në afërsi të qytetit Larisa të Greqisë, që shkaktoi vdekjen e afro 57 personave dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme kujtohet të njoftojë se në këtë aksident kanë humbur jetën edhe shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, një fakt ky që është bërë publik ditë më parë nga Ora News.

Këtë të shtunë zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme thotë se:

“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, njofton ministria shqiptare e Punëve të Jashtme.