Temperatura e lartë i “preu” këmbët që në vegjëli, 41 vjeçari apelon: Mos më paragjykoni!
Rreshit Çuni është një prej qindra shqiptarëve që prej vitesh është detyruar të qëndrojë në karrocë. Jetesa është edhe më e vështirë në një shoqëri që e paragjykon dhe e ofendon. Ndërsa ndihmën ekonomike të marrë nga shteti e konsideron të ulët
Ky është 41 vjeçari Reshat Çuni i cili gjithë jetën e tij e ka kaluar lidhur pas një karroce me rrota .
Sjellja ndaj tij e një pjese të shoqërisë e bën të ndihet keq.
Apeli i tij është pikërisht për shoqërinë, ku 41 vjeçari kërkon respektimin si njeri dhe të mos ia rëndojnë askujt fatkeqësinë.
"Më doni dhe mua, jam njëlloj me njerëzit. Vertetë më ka rënë po mendtë i kam në rregull," thotë ai.
Në këtë gjendje është që në moshë të vogël, madje nuk i mban mend ato pak moment kur ka ecur në këmbë. Gjithçka i ka ardhur pas një temperature të lartë e me kalimin e viteve gjendja është përkeqësuar.
"Jam i sëmurë qysh kur kam lindur," tha ai.
Nga shteti merr 10 mijë lekë në muaj ku me to nuk siguron dot as ilaçet.
"10 mijë lekë marr. Vetëm për ilaçe, dhe për ato s'më dalin. Kam nevojë për mbështetje," tha ai.
Ai jeton në Kamëz prej vitesh me nënën e tij e cila është e detyruar të kujdeset për të panëvarsisht të moshës. Rreshati apelon këdo për ta ndihmuar pasi të ardhurat që aim err janë të pamjaftueshme për plotësëmin e nevojave bazë.