Lazio “tallet” me Romën, shikoni postimin e veçantë pas fitores në Napoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2023, 12:14
Mungojnë edhe dy javë nga derbi i Romës por në klubin e Lazios e paraprijnë sfidën më të nxehtë të sezonit në qytetin e përjetshëm.
Pas fitores në Napoli, stadium ku Jose Mourinho me lojrtarët e Romës dolën një foto pas humbjes 2-1 ku trajneri përgëzoi lojtarët për karakterin e treguar, klubi bardhekaltër bën të njëjtën gjë por me një ndryshim të madh, foton e dhomës së boshatisur.
View this post on Instagram
Stili i zgjedhur nga bardhekaltërit ëhstë i veçantë dhe shumë ironik pasi në faqen zyrtare Lazio shkruan: “S.S Lazio ka qenë këtu”. Referencë e qartë tallëse për Romën dhe foton e Mourinho-s në 29 janar.

Postim që sigurisht e bën edhe më të nxehtë derbin e datës 19 mars ku Roma do të kërkojë të hakmerret edhe për disfatën e parë me gol të Felipe Anderson.