Elseid Hysaj tërheq vëmendjen e mediave italiane për ndeshjen super në Napoli
Elseid Hysaj kompletoi një 90 minutësh fantastik. Në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Napolit, ai u rreshtua titullar nga trajneri Maurizio Sarri dhe lojtari shkodran nuk e zhgënjeu për asnjë moment.
Në krahun e majtë të mbrojtjes, Hysaj bllokoi me sukses sulmuesin meksinan Hirving Lozano. Hysaj u shfaq shumë aktiv edhe në fazën sulmuese dhe sipas mediave italiane, kjo ishte një nga ndeshjet më pozitive të tij te skuadra e Lazios.

Për “Eurosport.it”, Hysaj meriton notën 6 ndërsa të njëjtën notë i vendos edhe “Goal.com”, duke theksuar se Lozano nuk gjeti asnjë hapsësirë në krahun e mbrojtësit shqiptar i cili u tregua shumë i kujdesshëm në markim.

Nuk ndryshon nota as në të përditshmen “Tuttosport” që shton se Hysaj pati hapësira të mëdha edhe për të sulmuar por nuk preferoi të rrezikonte për të mos lënë boshllëqe në mbrojtje.

Për “Tuttomercatoweb” që e vlerëson me notën 6.5, ish-i i mbrëmjes së “Maradona”-s u tregua shumë i vëmendshëm dhe nuk e humbi asnjëherë përqëndrimin duke u propozuar disa herë edhe në sulm me inkursione interesante.

