Protesta e opozitës, Noka: Rama rrezik kombëtar, ka futur duart e ndyra të hajdutit kudo

Flamur Noka në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës deklaroi se kryeministri Rama po vjedh jo vetëm djersën e shqipatrëve por dhe të ardhmen e tyre.

Flamur Noka:  Kjo protestë sot tregon qëndrimin tuaj të palekundur kundër kthimit të një neodiktature. Hoxha dikur e nisi me 200 petrita ideologjik.

Edi Rama sot u ka lëshuar shtëpitë e shqiptarëve 200 hajdutë që për ideologji kanë krimin dhe vjedhjen. Rama sot nuk është një kundërshtat politik, por rrezik kombëtar.

Është i pranishëm kudo në kuzhinënë tuaj, në shportën e ushqimeev. Ka futur dorën e tij të hajdutit për të vdjedhur te buka, uji, energjia e kudo. Bashkë me djersën e shqiptarëve ai dhe banda e tij po vjedhin dhe të ardhmen e tyre. Çështë ky njeri? Është tarshëgimtar i mentalitetit të krimit. Është krenar për ADN e tij kriminale, qeveria e tij është shndërruar në qeverinë e funeralit kombëtar.