Demokratët e Vlorës mblidhen në Tiranë, Xhyheri: Protesta e sotme kurrsesi nuk do të jetë e dhunshme
Klodian Xhyheri, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dega Vlorë krahas shifrave të personave të nisur nga Vlora drejt protestës së opozitës tregon se një ndër arsyet përse po protestojnë sot demokratët e Vlorë është edhe goditja që po i bëhet disa mediave dhe televizioneve me anë të gjobave dhe formave të tjera të presionit nga kjo qeveri.
“Sot protesta e sotme do të jetë një protestë madhështore, kryefjalës e së cilës do të jetë kapja e institucioneve nga kryeministri, por njëkohësisht dhe tentativat e tij të herëpashershme për të eliminuar opozitën. Kjo e agazhuar edhe me një korruptim ndërkombëtar të tij.
Së dyti, kemi pafund motive për të protestuar. Kemi shpopullimin, emigrimin e pafund. Sepse kemi të një angazhim të vetë kryeministrit për instalimin e komunizmit në Shqipëri. Do jetë një revolucion paqësor, kurrsesi nuk do të jetë një protestë e dhunshme.
Përveç demokratëve na janë bashkuar edhe qytetarët, të cilët vijnë të protestojnë për të gjitha padrejtësitë që kjo qeveri i bën çdo qytetari.
Patjetër që kemi një kryeministër që kërkon të bëhet diktator dhe ndaj nuk e do as fjalën e lirë. Ai do të sundojë si një sulltanat anadollak ku ai madje do të përcaktojë edhe se kush do të jetë opozita. Demokratët janë njerëz të lirë dhe ne do të bëhemi të gjithë bashkë për të marrë fatet e vendit në dorë dhe për të larguar një herë e mirë këtë kastë të korruptuar dhe diktatoriale që synon sundojë vendin”, tha përfaqësuesi i PD-së në Vlorë, Klodian Xhyheri.

