Kikia: Sot nuk kishte mocion me debat, nuk u prodhua asgjë, shqiptarët as e kanë ndjekur seancën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Mentor Kikia, analist  u shpreh seanca e sotme në kuvend nuk ishte një mocion me debat.

Ai tha se  gjithë historia nuk prodhon asnjë lloj informacion për publikun dhe nuk sqaron asgjë dhe se nuk beson se shqiptarët kanë marrë mundimin që ta shohin këtë seancë sot.

Kikia: Kjo është një ngjarje politike që mendoj se e kam bërë gabim që i kam yshur fëmijët e mi të qëndrojnë në shqipëri. Ndihem ligësht që është edhe vota ime në atë kuvend, jo për faktin e nivelit, pasi aty ka njerëz me potencial intelektual, por me mënyrën se si bëhet politikë.

Ndoqa sot debatin për të kuptuar se çfarë po ndodh, por në fakt nuk ishte një mocion me debat. E gjithë historia nuk prodhon asnjë lloj informacion për publikun dhe nuk sqaron asgjë. Nuk besoj se shqiptarët kanë marrë mundimin që ta shohin këtë seancë sot.