TESTI I FORCËS NË SHESH/ Opozita në protestë, gjykata vendos për Vulën e PD-së, me mijëra drejt Tiranës
Që prej orës 10 të së enjtes politika në vend është e përfshirë e gjitha në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë aty ku u mbajt seanca maratonë 24 orëshe për çështjen e Charles McGonigal dhe pretendimet e opozitës për implikim edhe të kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të arrestuar për korrupsion dhe financime ruse.
Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.
Por ditën e sotme opozita do të zhvillojë protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Tubimi është njoftuar të mbahet në orën 12:00.
“Shqipërisë i dalim Zot”, është slogani kryesor i opozitës.
Po ashtu, paralelisht me zhvillimet nga sheshi, këtë të premte pritet që Gjykata e Apelit e Tiranës të japë edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike, që ndahet mes grupit të Rithemelimit të kryesuar nga Sali berisha, apo ajo do t’i mbesë Enkelejed alibeajt në cilësinë e kryetarit të emëruar pas dorëheqjes nga postin i kryetarit ytë Lulzim Bashës.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal…
Masat e Policisë
Teksa është thirrur protesta e opozitës, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.
Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
1 mijë vlonjatë i drejtohen Tiranës
Ndërkaq gazetari Edi Ruçi raporton nga Vlora për “Ora News” se rreth 1000 persona janë nisur nga rrethi i Vlorës, 3 bashkirë që përfshihen në të Vlorë, Himarë, Selenicë, në drejtim të protestës në kryeqytet të cilën do ta zhvilloi ditën e sotme opozita.
Nga të dhënat zyrtare të partisë demokratike dega Vlorë nga ky qytet janë nisur rreth 800 persona, teksa në degën e partisë demokratike janë rregjistruar më herët mbi 200 automjete.
Nga informacionet që vijnë nga dega e Selenicës, do të nisen gjithësej rreth 130 siptizantë dhe mbështetës të partisë demokatike drejt kryeqytetit teksa më herët në bazë janë rregjistruar rreth 30 automjete.
Gjithashtu në degën e Himarës janë nisur rreth 70 sipatizantë ku më herët në degë janë rregjistruar rreth 15-20 automjete.
Organizim me autobusë ashtu si edhe më parë për këtë protestë nuk ka teksa gjithësecili prej simpatizantëve është nisur në mënyrë personale me makinat vetjake, të cilat më parë janë rregjistruar në degët përkatëse.
Mbi 1200 pjesëmarrës nga Korça
Gazetarja e Ora News Iris Rezhda raporton se mbi 1250 pjesmarrës do ti bashkohen sot protestës ku nga Dega e Partise Demokratike Korçë janë mbi 300 simpatizantë të cilët do udhëtojnë me 50 mjete private dhe 2 autobuzë.
Po e njëjta shifër me mbi 300 simpatizantë nisen edhe nga Devolli dhe Pogradeci. Dega e Partisë Demokratike Maliq do të ketë rreth 400 pjesmarrës dhe mbi 50 simpatizantë nga Erseka. Sot pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit mbi vulën e PD-së.
Të kontaktuar kryetarët e degëve janë shprehur se pjesa më e madhe e atyre që do i bashkohen kësaj proteste do të nisen me automjete private në orare të ndryshme kjo për t'iu shmangur edhe kontrolleve të shumta të policisë. Autobuzat dhe furgonat kanë qënë diskretë për vendin e përcaktuar apo edhe për orarin e nisjeve drejt Tiranës.
Protestues nga Kukës
Protestues të cilët do t'i bashkohen tubimit të opozitës në kryeqytet, janë nisur edhe nga qyteteti i Kukësit.
Grupet e protestuesve janë organizuar nga dega e PD dhe FRPD Kukës, duke vënë në dispozicion autobuz e furgona për transportin e tyre drejt kryeqytetit në protestën kombëtare të opozitës që mbahet në orën 12:00.
Shumë qytetarë të tjerë janë organizuar edhe me nisma private duke marë automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës.
Protestues edhe nga Elbasani
Rreth 2400 protestues nga Elbasani pritet t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita në kryeqytet.
Udhëtimi drejt Tiranës do të kryhet kryesisht me mjete private, por selia blu e këtij qyteti ka vendosur në dispozicion edhe autobuzë.
Nisja kryhet në disa pika, nga selia blu në Elbasan dhe njësitë administrative.
“Pjesëmarrje të protestuesve do të ketë nga të 7 bashkitë e qarkut”, raporton për “Ora News” gazetarja Edisona Skënderi.
Demokratët e Gjirokastrës drejt Tiranës
Nga rrethi i Gjirokastrës janë nisur sot drejt kryeqytetit rreth 220 protestues, të organizuar nga dega lokale e Partisë Demokratike dhe FRPD-ja. Nisja është bërë me automjete private.
“Protestuesit janë nisur herët në mëngjes, ndërsa me dhjetëra protestues të tjerë janë nisur edhe nga Bashkitë e tjera të qarkut”, raporton për “Ora News” gazetarja Entiola Budo.
Demokratët e Fierit nisen drejt Tiranës
Në këtë ditë të vecantë për kampin demokrat rreth 800 protestues fierakë do t’i bashkohen kësaj proteste. Mësohet se 300 prej tyre janë nisur që mbrëmjen e djeshme drejt Tiranes me automjetet e tyre private.
Burime brenda Partisë Demokratike në këtë qytet, bëjnë me dije se përvecc anëtarëve dhe simpatizantëve, protestës së sotme do t’i bashkohen edhe dhjetëra qytetarë.
Demokratët e Kavajës nisen drejt Tiranës
814 demokratë nisen nga qyteti i Kavajës! Dega e PD mundëson transportin me makina dhe fugonë drejt protestës së Tiranës. Ora e Rezistencës, Revoltës, Revolucionit, na thërret! Simbolet e PD dhe të pluralizmit nuk i japim! Shqipërisë i dalim zot!
Demokratët e Krujës nisen drejt Tiranës
Rreth 550 veta nga Kruja e 400 veta nga Fushë Kruja janë nisur me makina private për t'ju bashkuar protestës së opozitës në Tiranë.
Demokratët e Lezhës nisen drejt Tiranës
Edhe Lezha do t'i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë. Rreth 1300 qytetarë janë nisur me furgonë dhe mjete private nga pika të ndryshme të qytetit dhe njësive administrative.
Protestuesit beratas,të cilët do t'i bashkohen tubimit të opozitës në kryeqytet, janë nisur sot nga qytetet: Berat,Kuçovë,Dimal,Poliçan e Skrapar. Grupet e protestuesve janë organizuar nga 5 degët e PD-së dhe FRPD-së në qark dhe nisja e protestuesve drejt Tiranës është kryer me mjete private nga një pikë karburanti në aksin nacional Berat-Dimal, në Moravë.
Demokratët e Beratit nisen drejt Tiranës
Për shkak të mungesës së organizimit me autobuzë, siç ka ndodhur vite më parë, nuk mund të përcaktohet saktë numri i plotë i protestuesve që u nisën drejt Tiranës. Kryetari i degës së PD-së Berat, Shyqyri Dura, ka deklaruar se rreth 100 mjete private janë nisur sot nga dega e Beratit drejt protestës në Tiranë,ndërkohë që shumë të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme. Dura ka deklaruar se,misioni për të rrëzuar Edi Ramën vazhdon.




