Dedaj: Rama nuk e njeh kuvendin, është degraduar si pushtet përballë ekzekutivit
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Reldar Dedaj, gazetar u shpreh se në vendin tonë pushtet nuk janë të ndara, por janë në dorën e një personi.
Ai tha se Kryeministri nuk e njeh pushtetin legjislativ dhe ky i fundit është degraduar, duke degraduar edhe demokracinë në vend.
Dedaj: Pushtetet janë të ndara. Në thelb çfarë pushteti ka legjislativi përballë ekzekutivit. Sot pamë një kuvend ku pushteti i legjislativit është interpelanca, mocionet dhe komisionet. Eliminimi i kësaj skeme do të thotë që ti denatyralizon një pushtet.
Kryeministri nuk e njeh pushtetin legjislativ dhe ky i fundit është degraduar, duke degraduar edhe pushtetin që kanë ndërtuar këta. Ne habitemi pse kemi devijanca në shoqëri. Këtu kontrollohet gjithçka nga një pushtet i vetëm, kur duhet të3 kishin pavarësi.
