Kreu i PL në Fier: I jemi bashkuar aksionit opozitar kundër aferave korruptive të qeverisë, krah PD deri në fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 09:53
Arben Çuko, kreu i Partisë së Lirisë në Fier në një deklaratë para nisjes së protestës të thirrur nga opozita ka deklaruar se PL i është bashkuar aksionit opozitar kundër aferave korruptive të qeverisë dhe se do të jetë krah PD deri në fund.
"PL i është bashkuar aksionit opozitar kundër padrejtësive dhe aferave korruptive të qeverisë aktuale.
Do të jemi në krah të Partisë Demokratike në çdo nismë të saj dhe opozitës së bashkuar për t'i shkuar deri në fund aferave të kryeministrit Rama.
Përsa i përket vulës, PL e ka treguar veten që është bashkëpunuese. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Do të ishte në vrasjen e demokracisë nëse nuk do t'i jepet vota shumicës," tha ai.