Kasmi: Nuk është rastësi lidhja e Ramës me Nezën, Duçkën dhe Mcgonigal, i ke në dosje

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Bledi Kasmi, anëtar i Kryesisë PD-së u shpreh se në aktakuzë thuhen fakte të rëndë për Ramën, që ka lidhje me Nezën dhe Duçkën, e me Mcgonigal.

Ai tha se ky është rasti më flagranti i korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga një kryeministër, pasi në dosje përmendet edhe marrja e parave.

Kasmi: Në aktakuzë thuhen fakte të rëndë për Ramën, që ka lidhje me Nezën dhe Duçkën, e me Mcgonigal dhe nuk mundtë themi se këto janë të rastësishme, kur merren dëshmitarët dhe paguhen nga këshilltarët e vetë kryeministrit. Si qenkan të gjitha këto rastësi?

Ky është rasti më flagranti i korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga një kryeministër. Aty janë evidentuar edhe paratë që janë marrë nga ky zotëria në aktakuzë.