FOTOLAJM/ Protestuesit gati në shesh: Shpresa ka vdekur, Rama na varfërove

Opozita ka thirrur një protestë sot përpara kryeministrisë në orën 12:00.

Teksa ora po afron, të shumtë janë qytetarët që kanë vendosur ti bashkohen protestës nga të gjitha qytetet e vendit.

Në fotot e siguruara nga Ora News, shihen se shumë prej tyre mbajnë në duar flamuj, pankarta e madje dhe veshje me thirrje kundër qeverisë.

Një prej tyre shihet se mban veshur rroba ku në to janë shkruar:

"Shpresa ka vdekur, po iki.

Rama na varfërove.

Qeveri hajdute."