Nis protesta e opozitës, Kalaja: Çdo pushtet që shkel ligjin, nuk quhet qeveri, por mafie
Kryedemokrati, Sali Berisha, simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht kanë nisur marshimin e tyre për t’ju bashkuar protestës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj pak pas orës 12:00.
Berisha, bashkë me deputetë demokratë doli nga zyra e tij rreth orës 12:25, ndërsa iu bashkuan protestuesve në bulevard ku u vendos dhe himni kombëtar.
Pas ekzekutimit tw himnit tw flamurit nw sheshin para Kryeministrisw, protesta e opozitws u ccel me fjalimin e aktivistit Aulon Kalaja.
“Nuk do t’a kisha besuar që do mblidheshim këtu, ku na është vendosur në pikëpyetje ekzintenca jonë. Motra dhe vëllezër, demoracia e atdheut është në rrezik.
E faji është edhe i joni. Heshtëm kur duhej bërtitur. Ulëm sytë, kur koka duhej ngritur. Nuk u cuam, kur duhej kryengritje.
Qeverisemi nga dikush që është i palidhur dhe i pakushtëzuar nga ligji. Nga dikush me parime bizantine dhe ajo që i pëlqen këtij, ka fuqinë e ligjit. Çdo pushtet buron prej Kryeministrit. Por agjenda e tij ka avancuar. Grabitja është tejkaluar. Ai është hedhur në ekspansion për të vrarë demokracinë.
Demokraci pa institucione të pavarura nuk ka. Kjo quhet diktaturë. Çdo pushtet që shkel ligjin, nuk quhet qeveri, por MAFIA.
Ju lëmsh nëpërkash që sundoni këtë vend prej dekade, e që asgjë nuk ju lidh me patriotizmin! Të jesh patriot për një gjerman, do të thotë të mos e vjedhësh Gjermaninë. Prandaj qytetarët pyesin: “A jeni hajdut ju zoti Kryeministër?! A jeni ju, një korruptues i madh?!”
Sipas teje, demokracia është 2 ujqwr dhe 1 qingj që votojnë se çfarë do hanë për darkë. Sigurisht, 2 ujqwrit jeni ju dhe Soros. Ndërsa qingji, jemi ne. Jo, demokracia është dicka që ne e kemi ndërtuar dhe nuk do e lëmë pas dore, sepse e dimë që ti e shkatërron. Demokracia është një cështjë e dinjitetit njerëzor. Demokracia është pushteti i një populli të informuar.
Këta mendojnë se ne nuk kemi ideale për të sakrifikuar. Jo. Jo dhe jo. Gaboheni rëndë. Ne jemi në këmbë. Sepse sovraniteti buron nga qytetarët dhe i takon qytetarëve.
Mjerimi nuk është mungesa e ushqimit, por mungesa e demokracisë.
Prandaj le të mos bëhemi popull i mjerë. Sepse demokracia nuk është një sport për spektatorë, por qytetarë aktiv dhe të interesuar për fatet e tyre.
Kryeministër ju nuk mund të qeverisni me parimin “bukë dhe cirk”.
Na keni lidhur duart dhe këmbët, na keni lidhur sytë, por harroni se Luani nuk mund të bëhët kurban. Froni, është vendi i tij.
Na keni mbyllur në kafaz dhe po bëni prestigjatorin, por harroni se Ujkun nuk e kanë futur kurrë në cirk. Ai është i lirë. Përherë do jetë kështu.
Po largoni të rinjtë dhe na keni prerë krahët, por harroni se ne jemi bijtë Shqipes. Kemi lindur për të fluturuar lart. Po vjen dita pë tu kthyer në fole. Në Shqipërinë tonë.
Historia do tregojë për një piktor që u bë Kryeministër. Për një Kryeministër që u shndërrua në përbindesh, por nuk e mundi dot popullin e vet. Përballë do na kesh!”, deklaroi Aulon Kalaja.
Protesta në fjalë vjen në një kohë kur politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.